Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIAEA: Të shqetësuar për konfliktet rreth centralit të Zaporizhias

IAEA: Të shqetësuar për konfliktet rreth centralit të Zaporizhias

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së ka paralajmëruar se rritja e konflikteve rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhias po rrit sërish kërcënimin e katastrofës. Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se ai pa “indikacione të qarta të përgatitjeve ushtarake” rreth centralit më të madh bërthamor të Evropës, kur ai vizitoi tre javë më parë. “Që atëherë, ekspertët tanë në vend kanë raportuar shpesh për dëgjimin e shpërthimeve, ndonjëherë duke sugjeruar bombardime intensive jo shumë larg vendit. Jam thellësisht i shqetësuar për situatën në uzinë”, tha ai. Frika e një aksidenti bërthamor është rritur ndërsa afrohet një ofensivë e pritshme ushtarake ukrainase për të rimarrë territoret e saj të pushtuara. Rajoni i Zaporizhias konsiderohet si një pikë e mundshme në kundërsulmin e Kievit. ”Impianti me gjashtë reaktorë, i cili është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi i vitit 2022, nuk duhet të përdoret si bazë për të nisur sulmet dhe as nuk duhet të vihet nën zjarr”, tha Grossi. Ai shtoi se do të vazhdonte të negocionte me rusët dhe ukrainasit në këtë drejtim. Verën e kaluar, granatimet e rregullta të termocentralit çuan në probleme të furnizimit me energji. Gjeneratorë me naftë u përdorën për të kapërcyer hendekun. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments