Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIIA zhvillon një antibiotik të ri kundër superbaktereve

IA zhvillon një antibiotik të ri kundër superbaktereve

Studiuesit amerikanë përfituan nga inteligjenca artificiale në zbulimin e një antibiotiku që do të përdoret në mënyrë efektive në trajtimin e superbakterit të njohur si “acinetobacter baumannii”. Sipas lajmit të “The Guardian”, shkencëtarët në Universitetin McMaster dhe Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT) njoftuan se kanë zhvilluar një antibiotik (abaucin) që mund të luftojë superbakteret vdekjeprurëse. Studiuesit theksuan se përdoren inteligjencën artificiale në zhvillimin e ilaçit. Shkencëtarët raportuan se si rezultat i ekzaminimit të tyre të molekulave duke përdorur modelin e ri, ata analizuan 6.680 komponentë që nuk i kishin hasur kurrë më parë. Pas analizimit të 240 prej këtyre komponentëve në detaje, shkencëtarët njoftuan se kishin zbuluar 8 antibiotikë të rinj potencialë dhe një molekulë të re antibakteriale që formon “abaucin”. Studiuesit që testuan këtë molekulë të re në minj të injektuar me superbaktere zbuluan se ajo e shtypte infeksionin. Jonathan Stokes, anëtar i Fakultetit në Departamentin e Biokimisë dhe Shkencave Biomjekësore në Universitetin McMaster, tha se modeli në fjalë dëshmon rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në zbulimin e antibiotikëve. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në deklaratën e saj tha se “acinetobacter baumannii” përbën kërcënim të madh për shëndetin e njeriut për shkak të natyrës së tij rezistente ndaj antibiotikëve. Superbakteret jetëgjatë përbënin kërcënim për pacientët që përdorin pajisje mjekësore në spitale dhe shtëpitë e të moshuarve, pasi ato shkaktojnë infeksione të gjakut dhe traktit urinar. Detajet e studimit janë publikuar në revistën “Nature Chemical Biology”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments