Legjenda e Rock and Rollit, Elvis Presley do të rikthehet në skenë falë një hologrami dhe inteligjencës artificial. Shfaqja do të jepet në Londër në vitin 2024 dhe më pas do të ketë një turne në disa qytete duke përfshirë Las Vegas, Tokio dhe Berlin. Kompania britanike Layered Reality e bashkoi shfaqjen duke përdorur inteligjencën artificiale, projeksione holografike me efekte shumëshqisore për të festuar jetën dhe trashëgiminë e këngëtarit. Inteligjenca artificiale premton shfaqje të paparë kurrë më parë të krijuara përmes aksesit në mijëra foto personale dhe arkiva të videove pas arritjes së një marrëveshjeje me Authentic Brands Group, pronar i të drejtave të artistit. “Një nderim i gjeneratës së ardhshme për legjendën muzikore si Elvis Presley,” shpjegoi CEO i Layered Reality, Andrew McGuinness. Presley, një nga artistët më të shitur në historinë e muzikës, vdiq në moshën 42 vjeçare në rezidencën e tij në Graceland në Memphis, Tennessee, në vitin 1977.
IA rikthen Elvis Presley në skenë!
RELATED ARTICLES