Një shembull?

”Mund të ndihmojë për të kuptuar, nëpërmjet vlerësimit të valëve elektrokardiografike, se kush është më i rrezikuari nga një atak vdekjeprurës në zemër”, shkruan salute.eu.

Një studim i publikuar së fundmi në ”Nature Medicine” mbi pothuajse 16 000 njerëz zbuloi se si vdekshmëria tre mujore mund të reduktohet me 31% duke kombinuar AI me elektrokardiogramin për të identifikuar rastet me një probabilitet më të madh për të vuajtur nga një ngjarje fatale.

Por, është vetëm një vëzhgim i thjeshtë në oqeanin e provave, që shpjegon sesi teknologjia mund të bëhet një mbështetje për mjekët dhe pacientët.

Në të ardhmen, IA, falë aftësisë për të përpunuar një sasi të madhe të dhënash përmes algoritmeve të personalizuara, mund të bëhet një lloj “rojtari” i padukshëm i zemrës.

IA do të na lejojë në të ardhmen të parashikojmë diagnozën e patologjive, të identifikojmë trajtimet e përshtatura për çdo person, të monitorojmë pacientët me rrezikun më të lartë.

Edhe nga distanca.