Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIA mund të sjellë rreziqe të reja

IA mund të sjellë rreziqe të reja

Inteligjenca artificiale do të sjellë njohuri dhe mundësi të reja në rritjen ekonomike, aftësitë njerëzore dhe mundësinë e zgjidhjes së problemeve që dikur i mendonim të pazgjidhshme, por edhe rreziqe dhe frikëra të reja, tha kryeministri britanik, Rishi Sunak. Deklarata e tij erdhi gjatë një fjalimi në prag të samitit global të IA-së të planifikuar me 1-2 nëntor, në Bletchley Park, qendra historike e deshifrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe aktualisht një muze, në veri të Londrës. Sipas Sunak, autoritetet duhet t’i adresojnë këto shqetësime tani për t’u ofruar qytetarëve “qetësinë maksimale të mendjes”. Rreziqet e mundshme janë paraqitur në një raport qeveritar të hartuar nga 50 ekspertë, ku ndër të tjera theksohet se nuk mund të përjashtohet që IA-ja të përfaqësojë një “kërcënim ekzistencial” në të ardhmen. Në fakt, jo vetëm që mund të përdoret për të kryer mashtrime dhe për të nisur sulme kibernetike, por deri në vitin 2025, teknologjia e re do të jetë gjithashtu në gjendje për të “rritur aftësitë e grupeve terroriste” në zhvillimin e armëve, planifikimin e sulmeve dhe shpërndarjen e materialeve propaganduese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ