Inteligjenca artificiale ka ngjallur shqetësime në lidhje me konsumin e saj të madh të ujit dhe energjisë, shkruan AP.
Shkencëtarët po eksperimentojnë mënyra se ‘’si inteligjenca artificiale mund t’i ndihmojë njerëzit dhe kompanitë të përdorin energjinë në mënyrë më efikase dhe të ndotin mjedisin’’.
Konsumi i energjisë elektrike nga qendrat e të dhënave që ushqejnë inteligjencën artificiale llogaritet rreth 1.5% e konsumit botëror të energjisë elektrike vitin e kaluar, dhe parashikohet që konsumi të dyfishohet deri në vitin 2030, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Kjo rritje mund të çojë në djegien e më shumë lëndëve djegëse fosile si karboni dhe gazi, të cilat lëshojnë gazra serrë që kontribuojnë në ngrohjen globale, rritjen e nivelit të detit dhe fenomenet ekstreme meteorologjike.
Por kur fuqia llogaritëse e inteligjencës artificiale përdoret për të analizuar konsumin e energjisë dhe ndotjen, ajo gjithashtu mund t’i bëjë ndërtesat më efikase, të karikojë pajisjet në kohë optimale, ta bëjë prodhimin e naftës dhe gazit më pak ndotës dhe të programojë semaforët për të ulur emetimet e automjeteve.
Ekspertët thonë se nëse përdorime të tilla vazhdojnë të rriten, ato mund të ndihmojnë në kompensimin e energjisë së konsumuar nga IA.
Efikasiteti i ndërtesave
‘’Inteligjenca artificiale mund të përdoret për t’i bërë ndërtesat më efikase nga ana e energjisë duke rregulluar automatikisht ndriçimin, ventilimin, ngrohjen dhe ftohjen bazuar në të dhënat e motit, përdorimin e energjisë elektrike dhe faktorë të tjerë, theksoi Bob French, një studiues i teknologjisë.
Mesa dimë rreth një e treta e ndotjes së gazrave serrë në SHBA vjen nga shtëpitë dhe ndërtesat.





