Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIIA diagnostikon Alzheimerin duke ekzaminuar të folurën e pacientit

IA diagnostikon Alzheimerin duke ekzaminuar të folurën e pacientit

Studiuesit e Universitetit të Bostonit kanë krijuar një program të ri premtues, i cili pritet që përmes inteligjencës artificiale të diagnostikojë Alzheimerin, gjashtë vjet përpara fillimit të simptomave duke ekzaminuar të folurën e pacientit.

Programi i tyre mund të parashikojë, me një normë saktësie prej 78,5%, nëse një person me dëmtim të lehtë kognitiv do të mbetet i qëndrueshëm gjatë gjashtë viteve të ardhshme ose do të zhvillojë demencë.

Studiuesit thonë se puna e tyre mund të ndihmojë në bërjen e ekzaminimit duke automatizuar pjesë të procesit dhe duke eliminuar nevojën për teste të shtrenjta laboratorike, teste imazherie apo edhe vizita te mjeku.

Për të ndërtuar dhe trajnuar modelin e tyre, studiuesit përdorën të dhëna nga një prej studimeve më të vjetra dhe më të gjata të vendit.

Pjesëmarrësit që tregojnë shenja të rënies konjitive i nënshtrohen testeve dhe intervistave të rregullta neuropsikologjike, duke prodhuar një mori informacionesh për mirëqenien e tyre njohëse me kalimin e kohës.

Në fillim të studimit, ekspertët morën regjistrime audio të 166 intervistave me njerëz, të moshës 63-97 vjeç, me dëmtime të lehtë konjitive: 76 prej tyre mbetën të qëndrueshme gjatë gjashtë viteve në vijim dhe 90 u përkeqësuan në mënyrë progresive.

Më pas ata përdorën një kombinim të mjeteve të njohjes së të folurit dhe inteligjencës artificiale për të të dalluar lidhjet midis të folurit, demografisë, diagnozës dhe përparimit të sëmundjes.

Pas trajnimit të programit, studiuesit testuan aftësinë e tij parashikuese tek pjesa tjetër e pjesëmarrësve.

Modeli funksionon vetëm në bazë të përmbajtjes së intervistës dhe fjalëve të thëna … si janë strukturuar fjalitë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments