Linda, një banore e Readingut, Angli, mendohet se ka hodhur mesazhin e saj në një shishe në lumin Tamiz ose në Detin e Veriut në vitin 2007, vetëm për ta gjetur atë në ishullin gjerman të Syltit në vitin 2018 në një gjendje të padeshifrueshme.
ChatGTP dhe mjete të tjera të inteligjencës artificiale (IA) tani kanë bërë të mundur deshifrimin e pjesëve të letrës, por Linda, e cila i kishte kërkuar përgjigje gjetësit tani nuk gjendet më.
Malte Bayer dhe familja e saj, me origjinë nga Pylli i Zi në Gjermani, gjetën shishen dhe letrën, të zbukuruara me peshq shumëngjyrësh dhe karkaleca deti ndërsa ecnin përgjatë plazhit.
“Arrita të lexoja shtetin e Anglisë dhe një qytet,” theksoi Bayer.
Gjetja u ruajt më vonë në një shportë me guaska si një kujtim pushimesh. Gruaja e Bayer ia tregoi incidentin më vonë, dhe meqenëse ai është i zënë duke punuar në IA, ai vendosi ta provonte përsëri.
Duke e ditur se IA mund të deshifrojë hieroglifet, ai deshifroi fjalët: “Kushdo që e gjen këtë, le të më shkruajë”, së bashku me adresën: 5 Roslyn Crescent, Reading, Angli.
Kompania që aktualisht mban adresën nuk ka dijeni për Lindën, e cila, sipas analizës, besohet të ketë qenë në adoleshencën e hershme kur shkroi mesazhin.
Eksperti i IA-së, Michael Hanisch,deklaroi se skanimi dhe analiza mund t’i bëjnë tekstet e vjetra të lexueshme përsëri.
Modelet e reja të gjuhës së madhe (LLM) janë më të mira në përcaktimin e kontekstit sesa modelet e vjetra, duke i konsideruar tekstin dhe imazhet si një element të vetëm.
Modelet e reja janë gjithashtu në gjendje të plotësojnë pasazhet që mungojnë, thotë ai. “Kur IA ka parë një mesazh në një shishe ose diçka të ngjashme, mund të nxjerrë diçka prej andej. Kjo përfshin tekstin dhe adresat”, thekson ai.