I nxehti afrikan që ka përfshirë vendit do të jetë prezent deri në fund të muajit korrik por edhe gushti do të jetë i nxehtë. Lajmin e bën të ditur meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb. Shqipëria, sipas tij, aktualisht ndodhet në epiqendrën e kësaj vale të nxehti ndërsa termometri në disa zona ka shkuar deri në 42 gradë Celsius. Më të freskëta pritet që të jenë zonat bregdetare por edhe juglindja e vendit ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. Meteorologu Hakil Osmani raporton së në disa zona do të shkojë dhe 43 gradë celcius si Cerriku dhe Koçova Edhe pse ditën e diel dhe të hënë do të ketë rënie me 3-4 gradë nga dita e enjte do të ketë sërish rritje temperaturash. “Dita e sotme pritet të jetë e nxehtë pasi pritet të kemi temperature pranë vlerave 42 gradë celcius në zona si Elbasani dhe Berati, në zonat e izoluara si Cerriku dhe Kucova do të regjistrojnë vlera shumë pranë 43 gradë celcius.
Ndryshe nga zonat qendrore dhe jugore, zonat veriore kanë pasur një freskim dhe një rënie të lehtë të temperaturave, duke bërë që në zonat Kukës, Lezhë, Shkodër vlerat maksimale të jenë 38-39 gradë celcius. Për sa i përket fillim javës ditën e hënë, ditën e martë dhe të mërkurë do të ketë rënie temperaturash ndërsa nga dita ë mërkurë do të ketë sërish rritje temperaturash”- ka thënë sinoptinai. Por ajo që është vënë re është jo vetëm vlerat e larta janë shumë të larta por edhe ato minimale.
“Gjatë kësaj vale të të nxehtit kemi pasur në zonat malore vlera minimale 21-22 gradë celcius ndërsa në zonat bregdetare 22 deri 29 gradë vlerat minimale. Por dita e diel dhe e hënë do të sjellë rënie të vlerave minimale në zonat malore rreth 18 gradë celcius por sërish e marta e mërkura e enjtja do të ketë sërish vlera minimale të larta. Kjo verë pritet të jetë mjaft e nxehtë edhe gjatë gushtit do të kemi temperatura të larta, ditë më diell. -përfundon sinoptikani, Hakil Osmani.