Anëtari i fundit i mbetur i një grupi indigjen të pakontaktuar në Brazil ka vdekur. Burri, emri i të cilit nuk dihet jetoi në izolim total për 26 vitet e fundit. I njohur si “Njeriu i Vrimës”, sepse gërmoi gropa të thella, disa prej të cilave i përdori për të kapur kafshët, ndërsa të tjerat duket se ishin hapësira të fshehta. Ai mendohet se ka vdekur për shkaqe natyrale në moshën 60-vjeçare. Shumica e fisit të tij besohet se janë vrarë qysh në vitet 1970 nga fermerët që donin të zgjeronin tokën e tyre. Në vitin 1995, gjashtë nga anëtarët e mbetur të fisit të tij u vranë në një sulm nga minatorët e paligjshëm, duke e bërë atë të mbijetuarin e vetëm. Agjencia e Çështjeve Indigjene të Brazilit (Funai) u bë e vetëdijshme për mbijetesën e tij vetëm në vitin 1996 dhe që atëherë e kishte monitoruar zonën për sigurinë e tij.https://lajme.rtsh.al/artikull/i-izoluar-per-26-vite-vdes-njeriu-me-i-vetmuar-ne-bote-i-fundit-i-fisit-te-tij
I izoluar për 26 vite, vdes njeriu më i vetmuar në botë
RELATED ARTICLES