Në kantierin e rrugës “Kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut” vijojnë punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Shkodër dhe ndërtimin e urës së re paralel me urën ekzistuese.

Janë tre mbikalime që do të realizohen përgjatë rrugës ndërsa ura e re do të akomodojë trafikun që lëviz në drejtimin e Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do të shërbejë vetëm për trafikun që lëviz në drejtimin e Shkodrës.

Rruga e re do të jetë e kategorisë D, me 2 korsi për secilin drejtim lëvizjeje dhe me trotuar më të gjerë se 1.5 m në të dy anët e saj.

Afati i dorëzimit të kësaj vepre është qershor 2026, ndërsa synohet dorëzimi si vepër e përfunduar në fund të këtij viti