Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI​Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë

​Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka pranuar njoftimin se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë, ka hyrë në fuqi dje, pas përfundimit të procedurave të brendshme për ratifikimin e saj nga pala çeke. Sipas MF-së, ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona. “Eliminimi i tatimeve të dyfishta do të ndihmojë në lehtësimin e barrës fiskale për individët dhe bizneset që operojnë në të dyja vendet. Kjo do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime dhe do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik mes Kosovës dhe Çekisë. Duke falënderuar Çekinë për partneritetin dhe përkushtimin në arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpresojmë se ky hap do të sjellë frymë të re në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në njoftim. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments