Kjo marrëveshje pritet të mbulojë blerjen e teknologjisë moderne për ruajtjen e përkohshme të shufrave të karburantit të shpenzuar dhe blerjen e reaktorëve të vegjël bërthamorë, të njohur si reaktorë të vegjël modularë (SMR).
Hungaria ka patur në funksion një central bërthamor të furnizuar nga ish-Bashkimi Sovjetik në qytetin jugor hungarez, Paks që nga viti 1982.
Dy nga katër njësitë janë menduar të zëvendësohen nga dy reaktorë të rinj të prodhuar nga kompania shtetërore e energjisë bërthamore “Rosatom”.
Ndërtimi i centralit bërthamor, i rënë dakord në vitin 2014, është ende në fazat e tij të hershme.
Deri më tani, Rusia ka qenë furnizuesja e vetme e shufrave të karburantit për centralin bërthamor në Paks. Kjo do të ishte blerja e parë e elementëve të karburantit bërthamor në SHBA për Hungarinë.
Deri në vitin 1998, Rusia i mori sërish shufrat e karburantit të shpenzuar dhe i ruajti ato përkohësisht.
Që atëherë, Hungaria i ka ruajtur ato përkohësisht në afërsi të centralit bërthamor në Paks, i cili ndodhet në pjesën jugore të vendit





