Hungaria ka bllokuar sanksionet e reja të BE-së kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së. Ministrat e Jashtëm belg, irlandez dhe spanjoll kërkuan që Bashkimi Evropian të marrë masa ndëshkuese kundër kolonëve izraelitë për dhunën kundër palestinezëve.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se BE-ja duhet t’u bëjë të qartë kolonëve ekstremistë se shkelja e ligjit nuk do të mbetet pa përgjigje. Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell paralajmëroi përpara takimit se bllokut i mungon unanimiteti i kërkuar për të vendosur sanksione.