Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAHumbjet financiare nga fatkeqësitë natyrore në rritje

Humbjet financiare nga fatkeqësitë natyrore në rritje

Humbjet financiare të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore po rriten në mbarë botën, sipas një studimi të kompanisë gjermane e ri-sigurimeve “Munich Re”. “Vitin e kaluar, përmbytjet, stuhitë, zjarret në pyje dhe fatkeqësi të tjera natyrore shkaktuan një humbje prej 270 miliardë dollarësh në mbarë botën”, tha “Munich Re”. Sipas kompanisë, kjo shifër ishte më e vogël se ajo në vitin 2021, ku u shkaktua një dëm financiar prej 320 miliardë dollarësh, dhe në përputhje me pesë vitet e fundit ku u regjistruan “humbje intensive”. Katastrofa më e kushtueshme e vitit 2022, me vlere 100 miliardë dollarë, ishte uragani “Ian” që goditi Bregun Lindor të SHBA-së, në fund të shtatorit të kaluar. Nga humbjet totale prej 270 miliardë dollarësh të regjistruara vitin e kaluar, rreth 120 miliardë dollarë prej tyre ishin të siguruara, që do të thotë se fatkeqësitë natyrore janë gjithashtu një barrë e madhe financiare për kompanitë e sigurimeve. “Humbja vjetore për industrinë e sigurimeve arrin në 100 miliardë dollarë”, tha Ernst Rauch, shefi i klimës dhe gjeoshkencëtari në “Munich Re”. “Ne e kemi tejkaluar këtë kufi pesë herë, në të kaluarën e afërt”, tha Rauch. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments