Një kapsulë radioaktive e cila ka humbur gjatë një transportimi në Australinë perëndimore ka shkaktuar alarm nga rrezatimi në të gjithë rajonin, njoftoi gjigandi i minierave Rio Tinto, duke shtuar se çështja po merret “shumë seriozisht”. Simon Trott, shefi i divizionit të mineralit të hekurit në Rio Tinto, kërkoi falje për “humbjen” e kapsulës së argjendit e cila përmban Caesium-137. Kapsula mund të emitojë rrezatim të barabartë me 10 rreze X në orë. “Këtë incident e kemi marr shumë seriozisht”, tha Trott. “E kuptojmë se kjo është qartësisht shumë shqetësuese dhe na vjen keq për alarmin që ka shkaktuar në komunitetin e Australisë perëndimore”, tha kompania. “Kapsula radioaktive e cila përdoret në miniera humbi gjatë transportit nga veriu i Newman, një qytet i vogël në rajonin e largët Kimberley, në një depo në periferi në verilindje të Perth-it, një distancë prej 1.200 kilometrash”, raportoi ABC News. Kompania shumëkombëshe anglo-australiane, Rio Tinto Group, e themeluar në 1873, është korporata e dytë më e madhe e metaleve dhe minierave në botë. Procesi i transportit u krye nga një kontraktor i angazhuar nga kompania, e cila informoi Rio-n më 25 janar se incidenti ndodhi disa javë më parë pasi u largua nga lokacioni i minierës Gudai-Darri të kompanisë. Gjigandi i minierave gjithashtu ka nisur hetime për të përcaktuar se “si ka ndodhur humbja”. ATSH
Humbja e kapsulës radioaktive shkakton alarm
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on