Tirana zyrtarizoi largimin e kapitenit Erion Hoxhallari dhe nis ndërtimin e skuadrës së re për sezonin 2024-2025. Në një postim në rrjetet sociale, Klubi i Tiranës ka falënderuar për bashkëpunimin disavjeçar kapitenin Erion Hoxhallari, i cili largohet tashmë zyrtarisht nga skuadra 26 herë kampione e vendit. Hoxhallari, i rritur tek akademia bardheblu u largua për një sezon në UTA Arad, Rumani, por në verën e vitit të shkuar u kthye sërish në “shtëpinë” e tij futbollistike. 28-vjeçari këtë sezon me kryeqytetasit luajti 41 ndeshje dhe shënoi dy gola në të gjitha kompeticionet. Hoxhallari është largimi i dytë tek bardheblutë, pas largimit të Filip Najdovksit. Klubi kryeqytetas, tashmë duhet të nisë fushatën e rinovimeve dhe gjithashtu përforcimeve për të qenë kompetitive sezonin e ri.