Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të thotë se është afër depërshkallëzimi i situatës në veri, përkundër që dje kryengociatori kosovar Besnik Bislimi dhe emisari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak potencuan se kanë arritur një pajtueshmëri për disa hapa fillestarë për arritjen e një zgjidhjeje në veri. Megjithatë, ai nënvizoi nevojën që deeskalimi i situatës në veri të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që t’i hapet rrugë zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi. Përkitazi me këtë, ambasadori Hovenier, në një konferencë për medie, pas pjesëmarrjes në një aktivitet arsimor në Pejë, tha se pala kosovare duhet të pranojë planin trepikësh të BE-së për deeskalim, derisa përsëriti nevojën për organizimin e zgjedhjeve te reja në veri. Por theksoi se ka ende shumë punë për të bërë për t’u krijuar kushtet për zgjedhje të reja në veri. atsh
Hovenier: Ka ende punë për zgjedhjet e reja në veri
RELATED ARTICLES