Thursday, November 21, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAHovenier: Integrimi evropian dhe euroatlantik i Kosovës, urgjencë e qartë

Hovenier: Integrimi evropian dhe euroatlantik i Kosovës, urgjencë e qartë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se për Kosovën është e qartë urgjenca për integrim evropian dhe euroatlantik dhe se kjo nënkupton siguri, prosperitet dhe demokraci për popullin e saj. “Integrimi i saj është thelbësor edhe për arritur sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, tha Hovenier. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 2022 dhe dhe është vend nga Ballkani Perëndimor që nuk e ka fituar statusin e vendit kandidat.

Duke folur në një ngjarje në Prishtinë për shënimin e 25-vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike (NATO) kundër postave ushtarake policore në ish-Jugosllavi, Hovenier tha se SHBA-ja e sheh stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor si një premtim të rëndësishëm që duhet të përmbushet, posaçërisht pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia e Vladimir Putinit. “Njëzet e pesë vjet më parë, NATO-ja veproi për ta çuar përpara një vizion për një Evropë të lirë dhe paqësore. Edhe sot ne po punojmë për ta arritur këtë”, tha Hovenier, duke folur në aktivitetin e organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arkansasit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments