Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALEHotelet , INSTAT: 60.7% më shumë të huaj

Hotelet , INSTAT: 60.7% më shumë të huaj

 Viti 2023 shënoi një shifër rekord vizitorësh që kaloi 10 milionë, çka ndikoi pozitivisht edhe tek strukturat akomoduese të cilat kanë pasur frekuentim më të lartë edhe në muajt e fundit të vitit.

Sipas INSTAT, në strukturat akomoduese në nëntor, fluksi i jorezidentëve në hotele u rrit me 60.7 për qind. Ndërsa numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 43,5%, në krahasim me Nëntor 2022.

“Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 65,3%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 65,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 60,7%” thuhet në njoftim.

Gjithashtu rritje ka shënuar edhe numri i vizitorëve rezident me 26,0%, kurse numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 60,3%.

Rritje ka pësuar edhe numri i netqëndrimeve që për nëntorin 2023 ishte 79,8%, në krahasim me Nëntor 2022. Numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 55,7% kurse numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 97,5%.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 91,5%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 98,5%.

“Në muajin Nëntor 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (57,6%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (63,4%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,9%)”, nënvizon INSTAT.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments