Sunday, October 20, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAHong Kongu ndërton satelitin e parë me rezolucion të lartë në distancë

Hong Kongu ndërton satelitin e parë me rezolucion të lartë në distancë

“Ylli i Hong Kongut” quhet sateliti më i ri i prodhuar nga Qendra e Satelitëve të Hong Kongut . Ai mund të duket i zakonshëm, por nuk është i tillë, pasi është me sensor në distancë dhe është ndërtuar falë inteligjencës artificiale. Sateliti është i pajisur me një kamera optike me rezolucion të lartë dhe mund të sigurojë imazhe të sakta të cilat mund të përdoren në fusha të ndryshme të jetës. Qendra e Prodhimit të Satelitëve të Hong Kongut në një reagim entuziast tha se është hera e parë për këtë ky rajon që prodhon dhe teston me sukses një satelit me rezolucion të lartë në distancë. Shkencëtarët bënë me dije se ai mund të ofrojë të dhëna me precizion të lartë në lidhje me objektet në sipërfaqen e Tokës. Kjo qendër teknologjike synon që nga viti i ardhshëm të arrijë të prodhojë rreth 300 satelitë të tillë brenda një viti. Ndërtimin e një sateliti me sensorë në distancë, Pekini e ka manifestuar si një risi që nxjerr në pah aftësinë e lartë teknologjike të Hong Kongut. Sot në orbitë ndodhen rreth 4000 satelitë të dërguar nga njeriu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments