Pothuajse 180 000 holandezë u kapën duke vozitur dhe duke përdorur një telefon celular vitin e kaluar, tha sot policia holandeze. ”Shifra e fundit tregon një rritje prej 40 000 personash krahasuar me vitin 2021”, thanë zyrtarët. ”Kjo sjellje nuk po rrezikon vetëm veten, por edhe jetën e të tjerëve”, tha polici i trafikut Paul Broer. Ai tha se rritja e numrit të gjobave të lëshuara ishte kryesisht për shkak të kamerave të montuara në ura që janë përdorur për të regjistruar automatikisht drejtuesit që mbajnë celularët e tyre, të instaluara në mesin e vitit 2021. Policia përdor gjithashtu aparatura të tjera në mënyrë që të mund të shohë në kabinat e kamionëve nga një pozicion më i lartë. Kushdo që kapet duke mbajtur një telefon celular në një makinë ose në një motoçikletë do të gjobitet me 380 euro (418 dollarë). Ndërkohë, ata që dallohen duke mbajtur një celular në vesh ose duke bërë një mesazh teksa ngasin një biçikletë mund të presin të gjobiten me 150 euro. Numri i përgjithshëm i përdoruesve të rrugës të kapur duke përdorur celularë vitin e kaluar përfshinte rreth 53 000 çiklistë. atsh
HOLANDË-Me celular në timon merr 380 euro gjobë!
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on