Kopshti holandez Keukenhof, i cili konsiderohet si një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë, ka hapur dyert për vizitorët. Kopshti shtrihet jo shumë larg qytetit Lisse. Keukenhof tërheq çdo vit jo vetëm përfaqësues të botës së biznesit të kopshtarisë, por edhe fotografë të shumtë dhe adhurues të tjerë të luleve me koncepte të ndryshme. Parku është emëruar sipas Kalasë Keukenhof. Shtëpia e pothuajse çdo lloj tulipani, kopshti Keukenhof mirëpret më shumë se një milion vizitorë në vit. Për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të tulipanëve, kopshti qëndron i hapur nga data 23 mars deri më 14 maj. Tulipani merr formën e saj më të mirë në mes të prillit. Këtë vit, në Keukenhof i cili shtrihet në 32 hektarë, 40 kopshtarë mbollën 7 milionë lule të më shumë se 1.600 llojeve, kryesisht tulipanë. Në park ka edhe një shteg ecjeje prej 15 kilometrash ndërsa në kopsht mbahen ekspozita të ndryshme. Sipas të dhënave të Keukenhof, 80 për qind e vizitorëve janë turistë të huaj. Pas holandezëve, kopshti është më i vizituari nga gjermanët, britanikët, kinezët dhe amerikanët. Keukenhof, i cili u themelua në vitin 1949 me idenë e mbajtjes së një ekspozite të përbashkët të 10 prodhuesve të tulipanëve, në vitin e parë u vizitua nga 236 mijë njerëz. Keukenhof i kushton rëndësi të madhe kulturës, kështu që tulipanët e rritur në këtë kopsht janë emëruar sipas artistëve si Vincent van Gogh, Rembrandt dhe Andre Kuipers, Bach, Beethoven, Einstein, Kant, Marx dhe Goethe kanë këndet e tyre në kopsht. Kopshti gjithashtu njihet edhe si vendi ku bëhen më së shumti foto. Çdo vit në Holandë mbillen mbi 4 miliardë tulipanë, ku gati gjysma e tyre eksportohen. Nga këto, 25 për qind eksportohet në SHBA ndërsa 60 për qind në vendet evropiane.
Holanda hap një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë
RELATED ARTICLES