Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAHokanson: Shmangia nga përpjekjet për stabilitet, shqetësuese

Hokanson: Shmangia nga përpjekjet për stabilitet, shqetësuese

Gjenerali amerikan Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, thotë se shmangia nga përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit është dicka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohen. Komentet e tij për zhvillimet e fundit në Kosovë, gjenerali Hokanson i bëri gjatë një interviste në Tiranë për Zërin e Amerikës, ku ai foli për marrëdhëniet në fushën ushtarake me Shqipërinë, të cilat i cilësoi të shkëlqyera. Së pari, gjenerali Hokanson foli për vizitën në Shqipëri. “Vizita ime këtu është në fakt për të përforcuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe. Si Komandant i Gardës Kombëtare, ne kemi pasur një marrëdhënie afatgjatë mes Gardës Kombëtare të New Jersey-t dhe ushtrisë shqiptare. Në fakt, kur shikon mbështetjen që marrim nga Shqipëria si Shtetet e Bashkuara dhe si NATO, është një mundësi e shkëlqyer të vij këtu dhe t’ju falënderoj ju, vendin tuaj për shumë nga gjërat që keni bërë. Gjithashtu, është një mundësi për të vizituar vendin tuaj të bukur. Kështu, çdo mundësi që kam, është mirë ta bëj këtë personalisht dhe t’u përmend udhëheqësve tuaj se sa e rëndësishme është Shqipëria për Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments