Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann. Në fokus të këtij takimi ishte ndërkombëtarizimi i institucioneve tona të arsimit të lartë. Ministrja Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se, me ambasadoren zhvilloi një diskutim të frytshëm në lidhje me përfshirjen e universiteteve shqiptare në Aleancat Evropiane të Universiteteve. Sipas saj, kjo është një mundësi e shkëlqyer për programe të përbashkëta dhe të dyfishta në kuadër të ndërkombëtarizimit të institucioneve tona të arsimit të lartë. Gjithashtu ministrja informon se gjatë takimit u diskutua edhe për programin e BE-së Erasmus+, ku siç informon ajo ka nisur tashmë puna për anëtarësim të plotë në mënyrë që pedagogët, studentët dhe universitetet tona të përfitojnë sa më shumë nga programet e shkëmbimit me universitetet më prestigjioze evropiane. Ndërkombëtarizimi dhe bashkëpunimi me universitetet më të mira evropiane sjell rritjen e cilësisë dhe i jep më shumë mundësi studentëve që të qëndrojnë e studiojnë në Shqipëri e të marrin një diplomë me vlerë si bashkëmoshatarët e tyre në vendet e BE-së. ATSH
Hohmann, në fokus ndërkombëtarizimi i universiteteve
RELATED ARTICLES