Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann mori pjesë sot në veprimtarinë “Roli i Kuvendit në integrimin evropian të Shqipërisë”, ku i bëri thirrje politikës, por edhe shoqërisë civile që të bëhen bashkë me qëllim anëtarësimin në BE. Në fjalën e saj, ambasadorja Hohmann tha se “Shqipëria ka marrë një hap të madh drejt rrugëtimit, me çeljen e negociatave. Unë shpesh kam theksuar se negociatat për në BE janë shumë më shumë se një proces teknik. Kjo është një fazë që kërkon udhëheqje të fortë politike dhe mobilizim për të vijuar me reforma, që janë edhe të vështira por duhen për të plotësuar kriteret në BE”. “Mirëpres qëllimin që ka Kuvendi që të punohet në këtë proces dhe rolin e madh që mund të luajë në të. Ka shumë e shumë pyetje dhe çështje për të cilat mund të flasë Kuvendi, për shembull si mundet Kuvendi që të përmbushë rolin e vet qendror për të ndërtuar konsensus në të gjithë vendin dhe me të gjithë partitë politike në këtë proces të anëtarësimit në BE. E dyta si do të ketë mundësi Kuvendi që të përmirësojë kapacitetet e veta për të marrë ekspertizën e duhur për të harmonizuar legjislacionin e Shqipërisë me atë të BE-së”, nënvizoi Hohmann. Ambasadorja Hohmann u shpreh se “gjithashtu pyetja tjetër është se si mund të luajë rolin e vet të mbikëqyrjes Kuvendi sa i përket llogaridhënies së qeverisë në menaxhimin që i bën këtij procesi. Sa i përket avancimit të reformave kyçe që do të kërkohen në negociata ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformën ekonomike kyçe”. “Sa i përket këtij ndikimi që do të ketë legjislacioni i BE tek qytetarët dhe bizneset, atëherë Kuvendi vetë si do të organizojë procese të vërteta konsultimi me të gjithë aktorët përfshirë organizatat e shoqërisë civile që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE”, shtoi ajo. Ambasadorja Hohmann theksoi se “Shqipëria ka një dëshirë tejet të madhe për Evropën, ndaj i bëj thirrje përfaqësuesve të Kuvendit, qeverisë dhe shoqërisë civile për t’u bërë bashkë e për të punuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Delegacioni i BE-së do të mbetet një partner i afërt me Kuvendin e Shqipërisë në këtë rrugë me sfida drejt anëtarësimit në BE”.
Hohmann: Mobilizim për të vijuar reformat
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on