Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHohmann: Mbështesim Korçën dhe potencialet e saj ekonomike dhe turistike

Hohmann: Mbështesim Korçën dhe potencialet e saj ekonomike dhe turistike

Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, zhvilloi një vizitë pune në Korçë, ku u mirëprit në bashkinë e këtij qyteti nga kryetari Sotiraq Filo. Gjatë takimit Filo shprehu mirënjohje për Bashkimin Europian si financues i projekteve kryesore infrastrukturore në Korçë. “Rikonstruksioni i plotë i rrjetit të ujësjellësit në qytet, rikonstruksioni i rrjetit të kanalizimeve, menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i landfillit sanitar në afërsi të Maliqit”, janë disa nga projektet e mbështetura nga BE-ja, që kanë dhënë ndikim në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët”, tha Filo. “Biseduam për bashkëpunimet e mëtejshme në fushat e efiçencës së energjisë, energjisë së rinovueshme, si edhe teknologjisë dhe inovacionit”, theksoi kryebashkiaku i Korçës. Ndërsa ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, shprehu përkushtimin për vazhdimin e mbështetjes në Korçë, në potencialet e saj ekonomike dhe turistike. “Ishte fantastike të vizitoja Korçën, të takohesha me të rinjtë e qytetit, autoritetet lokale dhe të shihja se si mbështetja e BE-së në infrastrukturë, bujqësi dhe arsim po përmirëson jetën e përditshme të banorëve të saj. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të mbështesim Korçën dhe potencialet e saj ekonomike dhe turistike”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.https://ata.gov.al/2022/10/26/hohmann-mbeshtesim-korcen-dhe-potencialet-e-saj-ekonomike-dhe-turistike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments