qytetarët kanë vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ata thonë se vetëm duke kujtuar të rënët për liri, ne kujtojmë dhe bartim historinë e popullit tonë brez pas brezi.
Qytetari nga Deçani, i cili jeton në mërgim, Valdet Mustafa, ka thënë se edhe pse jeton në mërgim, ai në ditët e rëndësishme të vendit gjithmonë vjen dhe viziton Prekazin.
Florim Doroci nga Mitrovica, i cili kishte prurë vajzën e tij ta vizitojë për herë të parë Prekazin, tha se vendi legjendar i Adem Jasharit ka rëndësi shumë të madhe dhe se historinë e popullit tonë duhet ta përcjellim brez pas brezi.
Homazhe sot kanë bërë në Prekaz edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.