E gjetur mess plehrave, e dëmtuar dhe pa tela, ajo iu dërgua një mësuesi muzike, i cili bëri restaurimin dhe zbuloi se ishte një instrument i çmuar, i bërë në shekullin XVIII, me vlerë rreth 60 mijë euro. Është historia e një violine, e cila u rikthye për të luajtur mbrëmë në koncertin në Piazza Unità d’Italia, si pjesë e iniciativave kolaterale për Javën e 50-të Sociale të Katolikëve Italianë. Violina u mbajt në skenë nga një vajzë 13-vjeçare austriake, Lorea Mimura, fituese e një konkursi ndërkombëtar. “Kishte një etiketë në të cilën shkruhej “restauruar në 1935″, mendova se mund të ishte nga shekulli XIX”, deklaroi mësuesi i muzikës Matteo Fanni Canelles. ”E kuptova menjëherë se nuk ishte një nga ato violinat e prodhuara në masë me pak vlerë, por një produkt i cilësisë më të lartë”, shtoi ai.
Historia e violinës së gjetur në plehra që kushtonte 60 mijë euro
RELATED ARTICLES