Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREHill: Duhet përpjekje e vërtetë për progres

Hill: Duhet përpjekje e vërtetë për progres

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u pyet sërish mbi fjalët e tij për njohjen ndaj Kosovës, si kusht për hyrjen e Serbisë në BE. Hill ka folur për mediat serbe edhe për mungesën e takimit Kurti-Vuçiq duke thënë se lidhur me këtë SHBA-ja është pak e dekurajuar. “Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Ne me të vërtetë përkrahim dhe vazhdojmë ta përkrahim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit. Ne mendojmë që kjo është mënyra e duhur, në fakt mënyra e vetme. Mendoj që duhet të ketë një përpjekje të vërtetë për të bërë progres, sepse, e dini, ka shumë muaj që nuk po ndodhë shumë. Kështu që, mendoj se kemi disa probleme me këtë. Jam i kënaqur që pala serbe ishte e gatshme të bisedojë. Është e rëndësishme”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments