Në Krujë është organizuar një event “hiking”, në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNOPS, në partneritet me Ministrinë e Kulturës. Eventi titullohej “On the trail for the craft” (në rrugën e zanatit), sepse të gjitha shtigjet në Krujë, të çojnë tek artizanët dhe trashëgimia kulturore e pasur e këtij qyteti. Ekskursioni u realizua me guidë lokale, të rinj të trainuar që udhëheqin grupet e pjesëmarrësve përgjatë shtegut hiking që lidh Muzeun Etnografik të Krujës dhe Urën e Kurçaj dhe me ndihmesën e Hakiut, një artizan dhe i apasionuar pas gdhendjes së drurit, u mirëpritën rreth 20 pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme. Shtegu hiking synon të kontribuojë në fuqizimin social, ekonomik të të rinjve, grave dhe familjeve pranë zonave të trashëgimisë kulturore.