Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE”High Scardus Trail”

”High Scardus Trail”

Shtegu ndërkombëtar i turizmit malor në rajonin ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është shpallur fitues i “Projektit më të mirë evropian të turizmit” për vitin 2022 nga “British Guild of Travel Writers”. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Kumbaro tha se ky shteg përbëhet nga 6 parqe kombëtare dhe një total prej 495 km shtigjesh. “High Scardus Trail shtrihet përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku përveç panoramës fantastike, e tillë është edhe mikpritja e banorëve vendas për miqtë dhe këdo që përshkon këtë shteg”, tha Kumbaro. Ky shteg tashmë është kthyer në destinacion turistik, pasi aty ndërthuren bukuritë natyrore me natyrën e egër malore e ku turistët kanë mundësi eksplorimi. High Scardus Trail është shtegu më i gjatë në të gjithë Ballkanin, i cili kalon nëpër tre shtete dhe rajoni i Dibrës është një nga polet më të rëndësishëm të tij. Ky shteg është një shtrirje e Via Dinarica që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.https://ata.gov.al/2022/11/09/shtegu-high-scardus-trail-fitues-i-projektit-me-te-mire-evropian-te-turizmit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments