Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shprehh sot se, “hidrovorët janë në funksion të plotë dhe ekipet e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit dhe strukturat përkatëse janë në terren dhe gatishmëri të plotë pa ndërprerje, në kushtet e motit me reshje intensive të shiut që ka përfshirë vendin tonë këto ditë”. Ministrja publikoi në rrjetet sociale, pamje nga puna që po kryejnë ekipet e bordit të kullimit me mjetet e rënda, për pastrimin e kanaleve kulluese, teksa shihen hidrovorët që punojnë pa ndërprerje. “Vijon puna e pandërprerë e hidrovorëve dhe ndërhyrjet me eskavatorë në kanalet kulluese në gjithë vendin”, theksoi Krifca. Ministrja bëri të ditur se, janë marrë masa dhe janë në gatishmëri të plotë edhe Drejtoritë e Veterinarisë, nëse do të ketë nevojë për lëvizjen e blegtorisë, apo për të asistuar blegtorët në rast nevoje. “Të gjithë strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë qenë në terren edhe gjatë ditës së sotme, për të ndjekur nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet dhe për t’u ardhur në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve përmes Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve”, deklaroi Krifca. ATSH
Hidrovorët në funksion të plotë
RELATED ARTICLES