Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Heroina e Popullit”, Shote Galica

“Heroina e Popullit”, Shote Galica

Galica qe gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora dhe u bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj, Azem Bejtës, ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij. Emri i saj i vërtetë ishte Qerime Radisheva. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20, deri kur u tërhoq në Shqipëri. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë. Kundërshtoi me armë dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë. Vdiq në Fushë-Krujë më 1 korrik 1927. Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Ka mirënjohjen më të madhe me titullin “Heroinë e Popullit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments