Njerëzit në mbarë botën, në përgjithësi, jetojnë më gjatë se më parë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, hendeku në jetëgjatësinë midis burrave dhe grave po zvogëlohet, sipas një studimi të ri.
Studimi i më shumë se 190 vendeve identifikoi këto tendenca në mbarë botën. Duke u fokusuar në vendet me pikët më të mira, duke përfshirë Amerikën e Veriut, Evropën, Japoninë, Australinë dhe Zelandën e Re, gratë kishin një jetëgjatësi mesatare prej 77.17 vjet në vitin 1990, ndërsa burrat 72,23.
Në vitin 2010, jetëgjatësia u rrit dhe ishte 83.10 vjet për gratë dhe 78.37 për burrat. Kështu, hendeku i jetëgjatësisë u ngushtua pak, me rreth 0.2 vjet. Hendeku gjinor i jetëgjatësisë është ngushtuar sepse jetëgjatësia e burrave tani po zgjatet me një ritëm më të shpejtë se sa e grave, tha bashkëautori i studimit David Atance.
“Shkalla e rritjes së jetëgjatësisë te femrat është ngadalësuar”, tha David Atance.
Hulumtimet tregojnë se jetëgjatësia në mbarë botën u rrit nga 66.8 vjet në vitin 2000 në 73.4 vjet në vitin 2019, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një studim tjetër i vitit 2022 zbuloi se, midis 1998 dhe 2016, hendeku në jetëgjatësinë midis grave dhe burrave u ngushtua në 10 vende. Pra, globalisht, tendencat duket se vazhdojnë RTSH