Pavarësisht përmirësimeve të viteve të fundit, hendeku gjinor në tregun e punës në Shqipëri mbetet 12,2%, ndërsa gratë përbëjnë vetëm 15% të përfituesve nga skemat bujqësore dhe 29% të përfituesve nga fondet për sipërmarrje.
Këto janë disa nga gjetjet kryesore të raportit “Fuqizimi ekonomik dhe social i grave në Shqipëri – Analizë e efikasitetit të politikave dhe fondeve publike”, realizuar nga shoqata “Together for Life”, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Suedisë në Tiranë.
Raporti u prezantua sot në një tryezë të rrumbullakët, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Bashkisë Tiranë, institucioneve të pavarura të të drejtave të njeriut, organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare që punojnë për barazinë gjinore, si dhe aktivistë e gazetarë.





