Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHekurudha Tiranë-Durrës-Rinas

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas

Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i nyjes së re drejt aeroportit të Rinasit, po vijon me ritme shumë të kënaqshme. Në një intervistë për mediet, drejtori i Strategjisë dhe Politikave pranë BERZH, Christoph Denk tha se, ky financim do të vijojë edhe me pjesën e hekurudhës deri në Malin e Zi. “Në Shqipëri ne po punojmë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin nga fillimi të hekurudhës për në Rinas. Projekti po ecën me ritme shumë të mira. Gjithashtu BERZH po studion edhe fazën e projektit sa i përket zgjatimit të linjës hekurudhore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Po punojmë ngushtësisht me Hekurudhën Shqiptare për të ofruar infrastrukturën dhe kapacitetet e duhura”, u shpreh Denk. Sipas tij, “për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit në Shqipëri, BERZH do të financojë projekte në këtë sektor dhe mbi të gjitha do të ndihmojmë në fuqizimin e kapaciteteve dhe stafeve të profesionistëve për hotelet, restorantet apo bujtinat. Duke marrë shkas nga kjo ne do të bëjmë të mundur ndërlidhjen e kompanive më të mira me qeverinë si dhe me trajnuesit e duhur për të garantuar implementimin e aftësive të duhura në sektorin e turizmit shqiptar.” atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments