Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHekurudha Tiranë-Durrës-Rinas

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas

Në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”, një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor në vend, ka përfunduar 35 % e volumit të punimeve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se ka përfunduar hapja e trasesë, ndërtimi i urave, por edhe elementë të tjerë. E gjithë linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas ka një gjatësi prej 39 km në total, 34 prej të cilave i përkasin segmentit Tiranë-Durrës dhe 5 km është gjurma e re që do të lidhet me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Me ndërtimin e kësaj hekurudhe distanca Tiranë-Rinas do të përshkruhet për 12 minuta, ndërsa ajo Tiranë-Durrës për 22 minuta. Do të ndërtohen gjithashtu 40 kilometra mure mbajtëse, ndërsa në projekt janë edhe 8 ura. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments