Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREHarry: Materiale për një libër tjetër

Harry: Materiale për një libër tjetër

Zbulimet e përfshira në autobiografinë e titulluar “Spare”, sado të sikletshme për pjesën tjetër të familjes mbretërore, përfaqësojnë vetëm një pjesë të asaj që princi Harry mund të ketë thënë. Ai e thotë vetë këtë, sipas një interviste për Byrony Gordon të ”Daily Telegraph”, e para për një gazetë britanike pas botimit të librit të martën. Në intervistë, duka i Sussexit deklaron se vëllimi ishte fillimisht “dyfish” në volum dhe se materiali i mjaftueshëm u përjashtua nga rishikimi përfundimtar për të shkruar “një libër tjetër”, të paktën teorikisht. Më pas ai shpjegon se detajet e fshira kanë të bëjnë veçanërisht me marrëdhëniet e tij, para dhe pas martesës me Meghan, me babain e tij Charles, i cili pasoi mbretëreshën Elizabeth II në fron si mbreti Charles III shtatorin e kaluar, dhe mbi të gjitha me vëllain e tij të madh William, trashëgimtar i kurorës. ”Varianti përfundimtar i ‘Spare’ nuk përfshin zbulime të cilat babai dhe vëllai im nuk do t’i kishin falur kurrë”, vazhdon Harry. Ndërkohë, burime anonime brenda pallatit Buckingham, të evokuara nga e njëjta gazetë, thonë se duka rebel dhe Meghan mund të shtyhen në të ardhmen për të botuar vëllime të tjera për arsye financiare. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments