Pas largimit nga mbledhja e opozitës me kryeministrin Albin Kurti, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka sulmuar sërish qeverinë duke thënë se me papërgjegjshmërinë e saj po prish marrëdhëniet me aleatin e Kosovës, SHBA. Me një postim në Facebook, Haradinaj tha se Kurti po bën gabime pas gabimi duke hedhur poshtë edhe ato pak gjëra që ishin bërë përmes dialogut dhe dhënë mundësinë Serbisë që të krijojë situata destabilizuese në Kosovë. Për Haradinaj këto politika mund të kenë pasoja të dëmshme për Kosovën deri në izolimin e saj ndërkombëtarët. “Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit. Ndërkohë, qeveria Kurti, nuk e menaxhoi si duhet procesin e dialogut, duke bërë gabim pas gabimi, që kulmuan me lëndimin e raporteve me aleatët tonë amerikan, të cilët ishin me ne në të gjitha fazat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, Luftës Çlirimtare dhe shtet ndërtimit. Largimi nga këshillat dhe kërkesat e tyre, pikërisht në fazën finale kur pritej përmbyllja e Marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, është gabim i tmerrshëm. Këto politika të dëmshme, mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme për vendin, deri në karantinimin nga bashkësia ndërkombëtare. Kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneçësia e tij, dhe mos t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon”, ka shkruar Haradinaj. https://lajme.rtsh.al/artikull/haradinaj-kurti-po-prish-marredheniet-me-shba-po-ben-gabim-pas-gabimi-me-papergjegjshmerine-e-tij
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on