Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHapni shtëpitë e gjyshërve për turizëm

Hapni shtëpitë e gjyshërve për turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të mbështesë zhvillimin e agroturizmit në Kukës, teksa u bëri thirrje të rinjve të kësaj zone të kthejnë shtëpitë e gjyshërve të tyre në bujtina, duke i siguruar ata se do të fitojnë shumë më shumë se sa nga emigrimi klandestin në Angli. Gjatë një takimi të mbajtur në Durrës për bilancin e sezonit turistik, Rama tha Aeroporti i Kukësit, i cili nisi fluturimet në maj të këtij viti ka hapur një perspektivë të re. “Ne po shtyjmë për investime të rëndësishme në zonën e Kukësit, sa i përket turizmit. Unë e përsëris të gjithë ata që paguajnë 30 mijë paund për të marrë rrugët e frikshme të emigracionit klandestin, duke ia lënë të gjitha kursimet në dorë në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli, me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës”, u shpreh Rama. Kryeministri u shpreh se këtë e kishte të bazuar në realitetin e shumë agroturizmeve që janë ndërtuar. “Jemi gati të mbështesim të gjithë ata të rinj që duan të bëjnë agroturizëm në Kukës. Ata që kanë transformuar shtëpinë e gjyshërve në një agroturizëm fitojnë shumë më shumë se çdo të fitonin nga çdo punë në të bardhë apo zezë, në Angli”, tha Rama. Nga ana tjetër, Rama tha se është fakt se agroturizmi kudo po jep rezultat për ata që e kanë marrë përsipër dhe po shtohet pikërisht se po shikojnë njëri-tjetrin dhe po kuptojnë se është një e ardhur e sigurt. “Dhe do të jetë një e ardhur gjithmonë e më në rritje në Shqipërinë që do të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm brenda këtij dhjetëvjeçari, dhe ky sezon është inkurajues. Jemi akoma larg asaj pike, po mjaftueshmërisht afër, po të kemi parasysh progresin e bërë dhe bazat që janë hedhur”, deklaroi Rama.https://ata.gov.al/2022/09/27/rama-thirrje-te-rinjve-hapni-shtepite-e-gjysherve-per-turizem-do-tu-mbeshtesim/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments