Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI​Hapja e Odës Nordike të Tregtisë në Kosovë

​Hapja e Odës Nordike të Tregtisë në Kosovë

Kosova është një pretedent i madh për t’u konsideruar si destinacion i ardhshëm i investimeve të rajonit nordik, tha sot kryeministri Albin Kurti në hapjen e Odës Nordike të Tregtisë në Kosovë. Sipas tij, kjo e fundit do të shërbejë si një katalizator për përparimin e platformës që nxit bashkëpunimin, inovacionin dhe sipërmarrjen mes vendeve nordike dhe Kosovës. Hapjen e kësaj ode e mirëpritën edhe tre ambasadorët e vendeve nordike, ai suedez, finlandez dhe norvegjez, të cilët potencuan nevojën për një potencial të ri të bashkëpunimit ekonomik mes tri vendeve dhe Kosovës. Ndërkaq, kryetarja e Odës Nordike të Tregtisë në Kosovë u shpreh e bindur se kjo nismë do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se rritja ekonomike dhe reformat e ndërmarra në Kosovë do të lehtësojnë investimet e rajonit nordik në Kosovë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments