Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ka hapur nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Rinisë, thirrjen e dytë për projektpropozime, për të mbështetur organizatat rinore/ për të rinjtë dhe bashkitë e vendit. Kjo thirrje parashikon deri në 1.5 milionë lekë mbështetje për organizatat rinore; deri në 3.5 milionë lekë mbështetje për organizatat për të rinjtë; 10 milionë lekë mbështetje për bashkitë, bëri të ditur sot zyra e shtypit e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Thirrja II e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, synon të adresojë prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, sipas disa fushave të përparësisë në të cilat përfshihen, nxitja e novacionit rinor dhe aftësive digjitale të shekullit të 21-të te të rinjtë. Mbështetja e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës. Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore të të rinjve. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore kjo thirrje synon rikonstruksionin, ndërtimin, rindërtimin dhe funksionin e objekteve publike, pjesë e infrastrukturës rinore si: qendra rinore, biblioteka dhe qendra rekreative për të rinjtë. Thirrja do të qëndrojë e hapur për 30 ditë.https://ata.gov.al/2022/08/22/mbeshtetje-per-organizatat-rinore-dhe-bashkite-hapet-thirrja-e-dyte/