Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se pas një pune intensive, bashkë me kompaninë kontraktore është hapur aksi rrugor që të çon drejt Thethit, rreth 16 km e gjatë. Pas ndërtimit të rrugës së re, Thethi është bërë lehtësisht më i aksesueshëm gjatë gjithë vitit dhe rruga gjatë dimrit, mund të hapet shumë më shpejt se më përpara. Autoritetet në vend thonë se projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve. Vendi ynë u përfshi gjatë gjsymës së dytë të muajit janar nga moti i keq me reshje shiu të dendura dhe dëbore kryeshsiht në veri dhe juglindje të vendit duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. ATSH