Hapësirë e re argëtuese për qytetarët e Patosit

0
2

Në Patos është drejt përfundimit puna për lulishten dhe parkun e lojërave, një investim i bashkisë për komunitetin.

Rehabilitimi dhe rikonceptimi i lulishtes pranë stadiumit në Patos do të ofrojë hapësira moderne dhe të përshtatshme për kalimin e kohës së lirë në mënyrë produktive.

Ky është një tjetër investim i pushtetit vendor që i shtohet investimeve publike në Patos, të cilat synojnë të përmirësojnë jetën e komunitetit.