Fëmijët e qytetit të Shkodrës do të kenë së shpejti Parkun Rekreativ “Dua të luaj”, një hapësirë çlodhëse dhe rekreative për aktivitete sportive.

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër të pronës së njohur si “Ish-reparti ushtarak” në Bërdicë, ka nisur puna për kthimin e saj në një hapësirë publike.

Kjo hapësirë e mbuluar nga mjete dhe tonelata hekurishte të lëna prej 30 vitesh, është çliruar plotësisht dhe po kthehet në funksion të publikut, me investimin e ri që pritet të nisë së shpejti.

I shtrirë në një sipërfaqe prej tre hektarësh, parku do të jenë në funksion të banorëve të Shkodrës me këndin e ri të lojërave, duke e kthyer këtë zonë në një hapësirë të dedikuar për fëmijët dhe prindërit.