Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREHamasi: Lirojmë pengjet nëse Izraeli i jep fund luftës

Hamasi: Lirojmë pengjet nëse Izraeli i jep fund luftës

Një ditë pas samitit të Parisit midis Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara, Hamasi zbut pritshmëritë për një armëpushim afatgjatë në Gaza. “Suksesi i takimit të Parisit varet nga pranimi i Izraelit për t’i dhënë fund agresionit global në Rripin e Gazës”, theksoi Sami Abu Zuhri, një zyrtar i lartë i Hamasit. Grupi thotë gjithashtu se ‘’lirimi i plotë i pengjeve kërkon gjithashtu që Izraeli të lirojë të gjithë mijëra palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite’’. Negociatorët nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari ranë dakord në Paris për një kornizë për një marrëveshje të re pengjesh dhe një draft do t’i paraqitet Hamasit sot. Marrëveshja do të përfshinte lirimin e pengjeve të mbetura amerikanë dhe izraelitë në faza, duke filluar me gratë dhe fëmijët, të shoqëruar me pauza graduale në luftime dhe dërgimin e ndihmave në Gaza, së bashku me shkëmbimin e të burgosurve palestinezë. Kuadri i diskutuar, për të cilin palët kanë arritur marrëveshje të përgjithshme, parashikon një pauzë 30-ditore që do të çonte në lirimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve të mbajtur peng. Gjatë kësaj faze, do të pasonin diskutimet për një fazë të dytë 30-ditore – e cila do të përfshinte ushtarë izraelitë dhe pengje civilë meshkuj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ