Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREHakerat rusë paraqesin kërcënim për rrjetin elektrik

Hakerat rusë paraqesin kërcënim për rrjetin elektrik

Shefi i departamentit kibernetik të forcave të armatosura të Gjermanisë, zëvendësadmirali Thomas Daum, ka vënë në dukje kërcënimin e sulmeve kibernetike në Gjermani, duke përmendur Rusinë si kërcënimin kryesor. “Kam frikë se duhet të llogarisim edhe faktin se në një moment një termocentral do të dështojë diku”, tha ai dje në kuadër të vizitës inauguruese të ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius në Shërbimin e Domenit Kibernetik dhe Informacionit (CIR), në qytetin perëndimor të Rheinbachut. “Rreziku vjen nga Rusia”, tha Daum duke shtuar se ai do të përcaktonte edhe Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “si vende që kanë gjithashtu aftësitë përkatëse”. ”Ka shumë sulme të thjeshta që synojnë mbingarkimin e serverëve me mijëra kërkesa, për shembull në faqet e internetit të Bundeswehr-it, qeverisë gjermane ose aeroporteve”, tha ai. ”Përveç kësaj, ka sulme më të sofistikuara që tentojnë të depërtojnë në sisteme, por ne kemi mekanizmat e duhur mbrojtës për këtë”, theksoi Daum. CIR është përgjegjës për IT dhe sigurinë kibernetike për forcat e armatosura gjermane. Ai mbron nga sulmet kibernetike, por është gjithashtu në vend gjatë dislokimeve të huaja për të lokalizuar dhe për të zmbrapsur dronët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments