Inteligjenca artificiale (IA) përfaqëson kryesisht një mundësi të madhe për botën, edhe nëse paraqet rreziqe dhe sfida, deklaroi zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i ekonomisë, Robert Habeck. Komentet e tij erdhën pasi ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar për një samit global të sigurisë së IA në Milton Keynes, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Londrës. ”Teknologjia mund të bëjë shumë gjëra më të thjeshta dhe më efikase, nga mbrojtja e klimës tek të dhënat e motit dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm, nga zbulimi i sëmundjeve te sistemet terapeutike”, theksoi Habeck. ”Sigurisht, ka edhe rreziqe të përdorimit jo të duhur të teknologjisë. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian dëshiron të rregullojë përdorimin e saj”, theksoi ai. Megjithatë, Habeck theksoi se ”qëllimi i rregullimit të BE-së nuk është të kufizojë vetë teknologjinë”.