Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGuterres: Problemi në Sudan nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës

Guterres: Problemi në Sudan nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, lidhur me konfliktin në Sudan tha se “Problemi në Sudan nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës”. Në seancën e mbajtur për Sudanin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Guterres tha se përleshjet në Sudan duhet të përfundojnë urgjentisht dhe u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt për “heshtjen e armëve”. Ai shtoi se liderët në Sudan duhet të kenë në plan të parë interesat e popullit. “Ky problem nuk mund të zgjidhet dhe nuk duhet të zgjidhet në fushën e betejës me trupat e pajetë të popullit të Sudanit”, theksoi Guterres. Guterres paralajmëroi se lufta për pushtet në Sudan nuk rrezikon vetëm të ardhmen e vendit, por mund të nxisë edhe konfliktin përtej kufirit. Ai tërhoqi vëmendjen se në një situatë të tillë do të humbasë përparimi i shënuar për dhjetëra vite dhe se mund të shkaktojë dhimbje serioze. Pasi nënvizoi se palët duhet të zbatojnë armëpushimin 72 orësh të siguruar nga SHBA-ja, Guterres u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të tregojnë përpjekje për uljen e tensioneve dhe për rikthim në tryezën e negociatave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ